Showbiz

Aktoret Lawrence dhe Schumer protestojnë kundër ligjit që e ndalon abortin

Descriptive Text

Të shtunën u mbajtën disa Marshime të Grave anembanë Amerikës, me ç’rast u protestua kundër kufizimeve të abortit, në veçanti një ligji të ri të Teksasit që ndalon abortet pas gjashtë javësh të shtatzënisë.

Ky ligj po ashtu i lejon qytetarët privat ta padisin këdo që besojnë se ka ndihmuar apo e ka përkrahur abortin.

Ndër gratë e pranishme në Marshin e Grave ishin edhe aktoret, Jennifer Lawrence dhe Amy Schumer.

Schumer e postoi në Instagram një fotografi ku ato shihen së bashku me pankarta në duar. Ylli i komedisë së fundi iu nënshtrua operacionit të largimit të mitrës, kurse Lawrence është shtatzënë me fëmijën e parë me bashkëshortin Cooke Maroney.

“Unë nuk kam mitër ndërsa ajo është shtatzënë, por ne kemi dalë në rrugë për të protestuar”, thuhej në mbishkrimin e fotografisë.

Pjesëmarrja në protestë e shënon një prej paraqitjeve të rralla të Jenniferit në publik, prej se u bë i ditur lajmi se është në pritje të fëmijës së parë. Ajo dukej mjaft mirë dhe shëndosh e veshur me një fustan bardh e zi, të kombinuar me një xhaketë xhinse.

Amy Schumer gjithmonë ka folur publikisht për përpjekjet e saj për të mbetur shtatzënë me fëmijën e dytë, duke iu nënshtruar procedurës IVF por që rezultoi pa sukses. Por, më pas ajo u përball me vendimin e vështirë por të domosdoshëm për largimin e mitrës, për shkak të trajtimit të endometriosis, një sëmundje kjo riprodhuese shumë e dhimbshme.

Ndër personalitetet e tjera të famshme që ishin pjesë e Marshit të Grave, ishin Alyssa Milano, Maria Shriver, Patricia Arquette dhe Raven-Symoné.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @amyschumer