Showbiz

Billie Eilish pjesë e një koncerti të organizuar për Halloween

Descriptive Text

Artistja e njohur amerikane, Billie Eilish, do të performojë e maskuar sikur Sally nga filmi, “The Nightmare Before Christmas”, në koncertin e ardhshëm të Danny Elfmanit. 

Këngëtarja e shpërblyer me “Grammy” do të performojë në skenën e vendosur në stadiumin, “Banc of California Stadium”, më 29 tetor në Los Angeles. Atje, Eilish do ta interpretojë këngën “Sally’s Song” nga filmi klasik i vitit 1993.

Kompozitori i famshëm, Danny Elfman, e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, ku shkruhej: “Jam absolutisht i lumtur që Billie do të na bashkëngjitet në këtë ngjarje me temë makthin. Do të jetë një koncert i mrekullueshëm për Halloween”.

Gjatë javës së kaluar, ylli i hitit “Ocea’s Eyes” e pranoi se frikësohej nga reagimi i saj emocional, në momentin që do ta dëgjojë kolonën zanore të filmit të ri me James Bondin, në ekran të madh. Këngëtarja 19-vjeçare e interpreton këngën e filmit me të njëjtin titull, “No Time To Die”.  

Filmi i shumëpritur nga publiku, më në fund e shënoi premierën botërore në Londër, dhe kantautorja së bashku me vëllain e saj e shoqëruan kastën e aktorëve yje të këtij projekti mbi qilim të kuq. 

Billie dhe Finneas e kanë shkruar këngën “No Time To Die”, dhe që të dy mezi kishin pritur ta dëgjojnë atë në ekran të madh, pasi e konsiderojnë këtë një moment të madh në karrierën dhe jetën e tyre. 

Në lajme të tjera, ylli i hitit “Bad Guy”, është konfirmuar si një prej artisteve kryesore që do të peformojë në festivalin e muzikës “Glastonbury”, vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Billie Elish, bënë histori si solo artistja më e re në moshë që do të ketë performanë titullare në këtë skenë.

Këngëtarja 19-vjeçare së fundmi e pranoi se nuk kishte ide çfarë është “Glastonburry”, deri në momentin që iu bë ftesa për të performuar në festival. Eilish e cila është rritur në Los Angeles, interpretoi për herë të parë në këtë ngjarje në vitin 2019, dhe e pranoi se më herët nuk e kishte ditur që kjo ngjarje ishte aq legjendare dhe shumë e përlqyer nga publiku mbarë botëror.

Gjatë kësaj vere, festivali “Glastonburry” u anulua për të dytin vit, si pasojë e pandemisë së vazhdueshme COVID-19. Por, festivali rikthehet nga 22-26 qershori i vitit 2022.