Showbiz

Maluma foli për spekulimet se është në lidhje me Kim Kardashianin

Foto: AP/Associated Press

Ylli i muzikës latine, Maluma, insiston se ai dhe Kim Kardashian West janë vetëm miq të mirë.

Kohëve të fundit, këngëtari 27-vjeçar u bë pjesë e mediave të cilat spekuluan se ai është në lidhje dashurie me bukuroshen 40-vjeçare, e cila në fillim të këtij viti u nda nga bashkëshorti, Kanye West. Por, Maluma ka mbetur i hutuar nga këto thashetheme, pasi ai nuk komunikon shumë shpesh me Kimin.

I pyetur për atë se si kanë lindur këto dyshime tek publiku, këngëtari latin tha: “Nuk e di! Ne kemi kaluar kohë bashkë në shoun e markës ‘Dior’. Atje e kam takuar atë për herë të parë. Në këtë ngjarje jemi shoqëruar edhe me motrën e saj, Kourtney Kardashian. Por, njerëzit thjeshtë filluan të flasin për këtë gjë. Nuk e di pse filluan të spekulojnë se jemi në lidhje, dhe ta pyesin atë për këtë çështje. Ndoshta kjo po ndodhë ngase Kimi është duke u shkurorëzuar, dhe mediave ju pëlqen të spekulojnë për gjëra të këtilla. Por, jo. Ne jemi vetëm miq të mirë. Nuk flasim shpesh por kemi shoqëri mes veti dhe gjithmonë ia dëshirojmë më të mirën njëri-tjetrit”.

Ylli i shout televiziv “Keeping Up With the Kardashians”, e cila i ka fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm, me reperin e njohur Kanye West, i ka pranuar me sportivitet thashethemet e fundit për jetën e saj private, dhe qeshi me spekulimet e mediave dhe publikut se është në lidhje romantike me Maluman, apo me prezantuesin politik Van Jones.

Në një intervistë të kaluar, afaristja e famshme tha: “Van më dërgoi mesazh dhe më tha, ‘Këto thashetheme më kanë dhënë mundësi të mira të takimit me gra të ndryshme, prandaj jam falënderues dhe po ndihem borxhli ndaj teje’. Pra, unë nuk jam në lidhje me Van Jonesin apo Maluman. Këngëtarin latin e kam takuar disa herë në Miami. Ai është një burrë shumë mirë”.

Artisti i njohur kolumbian, Maluma, i ka lansuar dy albume të reja gjatë këtij një viti e gjysmë, dhe shumë shpejtë do ta shënojë debutimin si aktorë i hollywoodit duke luajtur krahas yllit, Jennifer Lopez, në filmin e tyre të ri me titull “Marry Me”.

{gallery}