Showbiz

Ben Afflecku më i shëndetshëm se kurrë, falë Jennifer Lopezit

Aktori i njohur hollyoodian, Ben Affleck, po ndihet më mirë dhe kurrë tani që është në lidhje me ish të fejuarën, Jennifer Lopez.

49-vjeçari Affleck, i cili ndër vite, disa herë është detyruar të kalojë kohë në qendra rehabilituese për ta luftuar varësinë nga alkooli, tani po e ka më të lehtë të kujdeset për shëndetin e tij, kjo pasi e dashura e tij 52-vjeçare, Lopez, nuk konsumon alkool dhe e praktikon një stil të shëndetshëm të jetës.

Një burim i çiftit për revistën “Closer”, ka deklaruar: “JLo është e shumë e vetëdijshme për gjërat që i konsumon dhe mënyrën se si e trajton shëndetin e saj, dhe tani Ben ka filluar ta bëjë të njëjtën gjë. Ajo nuk pi alkool, gjë që e ka bërë më të lehtë për aktorin që ta evijtojë alkoolin, të ushqehet pastër dhe mirë me produkte organike, përfshirë këtu shumë fruta dhe perime. Ai po ndihet më mirë se kurrë, falë Jenniferit”.

Ylli i filmit “Ëay Back” i cili i ka tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Sam, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, në të kaluarën ka folur hapur për faktin se varësia e tij nga alkooli, i ka shkaktuar probleme me ankthin dhe depresionin si dhe ka bërë thirrje që të bëhet më shumë për destigmatizimin rreth shëndetit mendor.

“Unë kam përjetuar depresion dhe ankth. Problemet psikologjike të njeriut nuk kuptohen aq mirë sa varësia ndaj akoolit apo substancave. Sot varësia është shndërruar në një çështje më normale, derisa shëndeti mendor vazhdon të jetë hutues dhe i pakuptueshëm”, kishte deklaruar aktori në një intervistë në vitin 2020.

Por, përfundimisht Affleck mendon se diskutimi rreth sfidave të jetës së tij, e ka ndihmuar ta largojë turpin që e ndjente për shkak të depresionit dhe varësisë nga alkooli.

Pas ribashkimit podhuajse pas dy dekadave, Ben dhe Jennifer, duket se kanë vendosur që kësaj radhe ta bëjnë të pamundurën që lidhja e tyre të funksionojë.

Ata kanë filuar të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre. Besohet se çifti po planifikon t’i realizojë pushimet bashkë me 5 fëmijët, edhe pse ende nuk kanë vendosur diçka specifike në këtë drejtim.