Showbiz

Dua Lipa e quan nder pjesëmarrjen në shoun e Versaces

Dua Lipa ka quajtur nder mundësinë që i është dhënë për të bërë hapjen dhe mbylljen e shout të “Versaces” në Javën e Modës në Milano të Italisë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka habitur të gjithë pjesëmarrësit kur është shfaqur e para në pasarleën e Versaces të premten mbrëma, me një kostum të zi, teksa në sfond luhej kënga e saj “Physical”.

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë vend të veçantë paraqitjes së saj në këtë ngjarje duke e quajtur madhështore, ndërkohë që vetë Dua ka thënë të shtunën se do të jetë përherë “VajzaVersace”.

“Ishte një nder i madh që bëra hapjen dhe mbylljen e shout të Versaces në Milano. Ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë. Donatella, ti e di që unë do të jem përherë vajza Versace. Faleminderit të gjithë ekipit që e bënë të mundshme këtë natë”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Këngëtarja 25-vjeçare, tashmë fituese e disa çmimeve prestigjioze “Grammy” dhe “Brit Awards”, është shfaqur dy herë në pasarelë, në hapje me një fustan të zi, ndërkaq në mbyllje me një fustan ngjyrë rozë, të markave Versace.

Ajo ka parakaluar në këtë ngjarje krah modeleve më me zë në botë si Naomi Campbell, Gigi Hadid e cila është edhe motra e të dashurit të saj Anwar Hadid, Irina Shayk e Emily Ratajkowski.

{gallery}