Ndonëse janë në proces shkurorëzimi që prej muajit shkurtit, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë befasuar fansat jo rrallë me veprimet e fundit.
Dyshja e famshme ka pasur një marrëdhënie të tensionuar pasi vendosi t’i jepnin fund martesës. Por duket se gjërat kanë ndryshuar, të paktën janë ulur tensionet dhe ata po përkrahin njëri-tjetrin.
Në fillim, ishte Kim Kardashian e cila doli publikisht në mbështetje të ish-burrit të saj gjatë promovimit të albumit më të ri të tij Donda. Por së fundmi, është reperi amerikan që ka mbështetur ish-gruan pas kritikave që ka marrë për veshjen e pazakontë që zgjodhi në ngjarjen e famshme të modës, Met Gala.
Kanye ka publikuar në Instagramin e tij disa fotografi të Kardashianit me veshjen totalisht të zezë që i mbulonte gjithë trupin dhe fytyrën. /abcnews.al
-
16 shtator 2021 13:23
-
Shpërndaje në: