Showbiz

“The Guilty” filmi i ri i aktorit Jake Gyllenhaal

Descriptive Text

Janë publikuar pamjet e para plot tension të filmit të ri të Netflixit, “The Guilty”, i cili vjen me regji të Antoine Fuquas dhe rolin kryesor e luan aktori i nominuar për “Oscar”, Jake Gyllenhaal.

Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë një mëngjesi të vetëm në një qendër të thirrjeve emergjente. Operatori i telefonatave, Joe Baylor, i portretizuar në film nga Gyllenhaal, përpiqet ta shpëtojë një telefonues në rrezik të madh por ai shpejt zbulon se asgjë nuk është ashtu siç duket, dhe përballja me të vërtetën është e vetmja rrugëdalje.

Në këtë projekt luajnë edhe aktorët tjerë të famshëm të hollywoodit: Ethan Hawke, Peter Sarsgaard, Riley Keough, Paul Dano dhe Byron Bowers.

“The Guilty” i takon zhanrit krim dhe triller, dhe planifikohet të lansohet nëpër kinema të limituara nga 24 shtatori, para se të filloj së shfaquri në platformën e famshme digjitale Netflix, më 1 tetor të këtij viti.