Showbiz

“Coldplay” dhe “BTS” së shpejti e lansojnë një këngë të përbashkët

Rok bendi “Coldplay” dhe grupi i muzikës K-Pop, “BTS”, më në fund e kanë konfirmuar bashkëpunimin rreth këngës së re me titull, “My Universe”.

Grupi britanik dhe superyjet nga Korea Jugore i kanë informuar fansat se, kënga e tyre e re do të lansohet më 24 shtator, vetëm disa muaj pas fillimit të spekulimeve rreth bashkëpunimit muzikor mes dy grupeve të njohura.

Alien Radio FM, një llogari në Twitter e krijuar nga “Coldplay” për informacione në lidhje me albumin e tyre të ardhshëm, i ngacmoi fansat e entuziazmuar për këtë projekt, duke postuar simbole të koduara. Kurse, të hënën mbrëma, te dyja grupet e konfirmuan lajmin e mirë përmes postimeve në rrjetet sociale.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coldplay (@coldplay)

 

Në këta muajt e fundit, “Coldplay” dhe “BTS”, kanë shfaqur publikisht admirim për njëri-tjetrin.

Yjet e hitit “Dynamite” e interpretuan këngën “Fix You” të grupit “Coldplay”, në një paraqitje speciale për “MTV Unplugged” ku edhe deklaruar se kjo ishte një këngë domethënëse për ta, pasi i ka ndihmuar ata t’i kalojnë disa momente të vështira në karrierë.

Bendi i njohur për hite të shumta të muzikës rok, pop, indie dhe rok alternativ, përmes rrjeteve sociale e lavdëruan grupin “BTS” si dhe para disa muajve, ua rekomanduan ndjekësve që ta dëgjojnë hitin e tyre, “Butter”.

Vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, po ashtu kishte deklaruar se ka shumë respekt dhe dashuri për megayjet e muzikës K-Pop, dhe që me shumë dëshirë do të pranonte të bashkëpunojë me këtë grup.