Showbiz

Kate Hudson është fejuar me të dashurin e saj Danny Fujikawa

Foto: AP/Associated Press

Aktorja 42-vjeçare, Kate Hudson, është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, Danny Fujikawa. Çifti i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lajmin e mirë, me postimin e një fotografie ku ata shfaqen të përqafuar dhe të pushtuar nga gëzimi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kate Hudson (@katehudson)

 

Menjëherë pas publikimit të lajmit, dyshja u pushtua nga mesazhet e shumta urimi nga ndjekësit në Instagram por edhe miqtë e tyre të famshëm.

Kate dhe Danny e filluan lidhjen në vitin 2016 dhe sipas aktores, mikeshat e saj të ngushta Erin dhe Sara Foster, kanë luajtur rol të madh në lidhjet e tyre romantike.

Ylli i kinematografisë është nënë e tre fëmijëve. Djalin e saj 17-vjeçar, Ryder, e ka me ish-bashkëshortin Chris Robinson. Djalin tjetër 10-vjeçar, Bingham, aktorja e ka nga lidhja e mëparshme me muzikantin Matt Bellamy, kurse para dy vjetëve e solli në jetë vajzën, Rani, të cilën e ka me të fejuarin aktual, Danny Fujikawa.

Kate vjen nga një familje aktorësh. Nëna e saj është ylli i kinematografisë Goldie Hawn. Hudson është rritur nga njerku i saj që shuhet si aktor i listës A në Hollywood, Kurt Russell. Ajo po ashtu e ka një vëlla më të madh, Oliver Hudson, i cili gjithashtu njihet si aktor i disa projekteve të suksesshme filmike dhe televizive.