Showbiz

Nicki Minaj anulon performancën në “VMA” këtë të diel

Nicki Minaj nuk do të performojë në MTV Video Music Awards që do të mbahet këtë të diele në qendrën Barclays të New Yorkut.

Në një përgjigje për një fans në Twitter, Minaj ka bërë të ditur se është tërhequr nga performanca dhe se arsyet për këtë do t’i bëjë të ditura më vonë.

“Jam tërhequr. Do t’i jap sqarimet një ditë tjetër. Por i dua njerëzit e MTV-së. Faleminderit Bruce. Të dua shumë. Vitin e ardhshëm do të jem atje”, është përgjigjur Minaj.

Performanca e fundit e reperes së famshme në VMA ishte ajo e vitit 2018 ku u paraqit me një kolazh këngësh nga albumi i saj “Queen”.

Edhe këngëtarja Lorde kishte paralajmëruar ditë më parë se nuk do të performonte në VMA sivjet pasi kishte planifikuar një paraqitje me afërsi fizike me valltarët e saj, mirëpo kjo do të jetë e pamundur marrë parasysh masat për mbrojtje ndaj COVID-19.

Këtë vit, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, është nominuar në katër kategori në VMA. Ajo do të garojë për çmime të rëndësishme me këngëtarët si: Ariana Grande, Bruno Mars, Megan Thee Stallion dhe Cardi B.