Showbiz

Babai i Britney Spears paraqitet zyrtarisht në gjykatë për t'i dhënë fund kujdestarisë

Babai i Britney Spears ka paraqitur dokumente në një gjykatë në Los Anxhelos për t'i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare që përfshinte mbikëqyrjen ndaj jetës dhe financave të saja.

Jamie Spears shkroi se vajza e tij “ka të drejtë që kjo gjykatë tani ta marrë parasysh seriozisht nëse kjo kujdestari nuk kërkohet më”.

Spears ka kërkuar ta largojë atë nga kujdestaria në dy vitet e fundit.

Ylli i popit e ka përshkruar lidhjen e tyre si “abuzive” dhe nuk pranon të performojë nën menaxhimin e tij.

Paraqitja në gjyq e babait të saj vjen dy muaj pasi këngëtarja e hitit Toxic dha një dëshmi bombë në gjykatë, duke kërkuar që kujdestaria të ndërpritet menjëherë.