Showbiz

Messi fton në dasmë ish-yllin e Realit

Descriptive Text

Lionel Messi do të martohet në mbrëmjen e së premtes.

Konsiderohet si ngjarja më e madhe e vitit 2017, kur Lionel Messi dhe e dashura e tij Antonella Roccuzzo, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Ndonëse dasme e yllit argjentinas do të ketë vetëm 260 të ftuar, në mesin e tyre nuk do të mungojnë shumë futbollistë të njohur që janë edhe miq të pesë herë futbollistit më të mirë të botës.

Siç raporton e përditshmja argjentinas La Nacion në ceremoninë e martesës, Messi ka ftuar edhe ish-futbollistin e Real Madridit, Angel Di Maria, që e ka edhe shok në kombëtaren “Albiceleste”, transmeton Kosovapress.

Të ftuar të tjerë janë edhe Sergio Aguero i Manchester Cityt, Cesc Fabregas i Chelseat, shokët e ekipit, Luis Suarez e Gerard Pique, si dhe braziliani Ronaldinho.

Në dasmën e 30-vjeçarit do të mungojë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona.