Shqiptari Ermal Meta ka bërë krenarë shqiptarët me pozicionimin e tij si i treti këtë vit në Sanremo, plus me çmimin e kritikës “Mia Martini” dhe me çmimin Best Cover – për këngën më të mirë në versionin cover.
I njohur në Shqipëri e në Itali, Ermali ka zgjedhur që të nisë menjëherë një turne nëpër qytetet kryesore italiane, bën të ditur atsh. Suksesi i tij në Sanremo duket se e ka inspiruar të udhëtojë e ti kënaqë fansat e tij.
Me 14 shkurt ai do të këndojë në Romë, me 15 shkurt në Torino, e më pas turneu vazhdon në Firence, Milano, Bolonjë dhe në Verona të Italisë.
Meta po e shfrytëzon këtë turne për të promovuar albumin e tij të ri dhe këngën “Vietato Morire” me të cilën edhe morri pjesë në Sanremo.
-
14 shkurt 2017 16:47
-
Shpërndaje në: