Showbiz

Dafina Zeqiri paralajmëron këngë kë re me Mc Kreshën

Ylli i muzikës, Dafina Zeqiri, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet këtë verë.

Pas sukseseve me këngët e këtij viti, ajo në Instagram ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë bashkëpunimin me reperin Mc Kresha.

Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të këngëve të Dafinës, të titulluar “#Dafinëmoj”.

Dafina Zeqiri së fundi ka publikuar këngën “Llafe Llafe” në duet me reperin tjetër të PINT-ave, Lyrical Son, këngë e cila ka grumbulluar deri tani 3 milionë klikime në Youtube.

Më e dëgjuara këtë verë është “Pa ty” me Cricket.