Showbiz

Johnny Depp ndihet i bojkotuar nga Hollywoodi

Foto: AP/Associated Press

Aktori 58-vjeçar, Johnny Depp, është i frustruar që studioja “MGM” po refuzon ta lansojë filmin e tij të ri, “Minamata”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mendon që situata e pakëndshme dhe e komplikuar të cilën e ka kaluar me ish-gruan, Amber Heard, e cila e akuzoi atë për dhunë familjare, spekulime këto të cilat aktori i ka refuzuar vazhdimisht, është lejuar ta dëmtojë karrierën e tij.

Duke folur për filmin e ri, i cili e rrëfen historinë e fotografit William

Eugene Smith, fotografitë e së cilit me t’u publikuar në revistën “Life” e ekspozuan helmimin me merkur të fshatarëve japonezë në fillim të viteve 1970, aktori tha: “Ne i shikuam këta njerëz drejt në sy dhe u premtuam se nuk do ta shfrytëzonim këtë histori të dhimbshme, dhe që filmi do t’i trajtonte me respekt përjetimet e tyre. Besoj se ne e kemi mbajtur premtimin tonë, por edhe të tjetër duhet ta bëjnë të njëjtën gjë. Disa filma i prekin thellë njerëzit, dhe kjo ndikon tek njerëzit në Minamata dhe të gjithë ata që kanë përjetuar gjëra të ngjashme. Por, që Hollywoodi të vendos të më bojkotojë mua, një burrë dhe një aktorë i cili u gjet në një situatë të pakëndshme dhe të komplikuar në këto vjetët e fundit, është e pakuptueshme. Por, e dini çfarë? Unë po eci përpara në drejtimin e duhur për ta lënë këtë histori prapa dhe për ta sjellë të vërtetën në shesh”.

Filmi “Minamata” është xhiruar në vitin 2019 dhe është projekti i fundit në të cilin Depp ka luajtur. Ai ishte dashur të jetë pjesë edhe e projektit të ardhshëm me buxhet të lartë, “Fantastic Beasts”, por aktorit iu kërkua të heq dorë nga ky film për shkak të akuzave të gruas së tij për dhunë familjare dhe faktit se ai e kishte humbur betejën ligjore kundër gazetës “The Sun”, të cilët e kishin emëruar Deppin një “rrahës bashkëshorteje”.

I pyetur nëse ky është filmi i tij i fundit në karrierë, aktori për revistën “The Sunday Times” tha: “Jo, absolutisht. Në fakt, mezi pres t’i xhirojë filmat e ardhshëm që në njëfarë mënyrë do të jenë filmat e mi të parë, sepse kur sulmohet karriera e një aktori, siç ka ndodhur me mua, është vështirë të ngrihesh sërish në këmbë”.

Dhe ylli i filave “Pirates of the Caribbean” është falënderues që ende e ka përkrahjen e fansave, dhe ndihet i bekuar që ata vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e tij.

“Ata gjithmonë kanë qenë punëtorët e mi. Unë kam arritur të gjej punë në këtë industri vetëm falë tyre. Ata i blejnë biletat e filmave nëpër kinema dhe produktet tjera që u shiten. Janë pikërisht adhuruesit ata të cilët i kanë bërë studio filmike të pasura, por ata e kanë harruar këtë fakt para shumë kohësh. Por unë nuk harroj kurrë. Unë jam krenar me këta njerëz sepse ata luftojnë për ta vënë në dritë të vërtetën. Një e vërtetë e cila nuk ka zënë vend tek platformat e mëdha dhe mediat, për arsye të ndryshme dhe nganjëherë të pakapshme. Por, fansat e mi më kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim të vështirë të jetës dhe karrierës, dhe unë kam vendosur të luftojë pikërisht për hir të tyre. Dhe do ta bëjë këtë përgjithmonë, deri në fund. Cilido qoftë rezultati”, ka përfunduar aktori.

Spekulimet ndaj aktorit për përdorim të dhunës në familje, datojnë nga periudha kohore 2013-2016, kur çifti i famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard, e mori vendimin për t’u ndarë. Aktori edhe sot vazhdon t’i mohoj akuzat ndaj tij, duke thënë se Heard ishte agresori gjatë lidhjes së tyre. Ai e ka pranuar se ishte përdorues i drogave, por mohon se ato e bënin të dhunshëm.

Rasti gjyqësor i dy aktorëve, nga fillimi është përcjellë me vëmendje të madhe nga publiku mbarëbotëror.

Amber Heard sot është nënë e një vajze katër muajshe, e cila erdhi në jetë përmes një nëne surrogate, kjo ngase mjekët i kishin thënë aktores së ajo nuk mund të ngelet shtatzënë.

{gallery}

Johnny Depp në vazhdimin e tretë të filmit “Fantastic Beasts” do të zëvendësohet nga aktori, Mads Mikkelsen, i cili do ta portretizojë rolin e e magjistarit të keq, Gellert Grindelwald.