Showbiz

Jason Momoa i prekur nga lajmi për vdekjen e adhuruesit të tij

Descriptive Text

Ylli hollywoodian, Jason Momoa, e ka nderuar një adhurues të superheroit Aquaman, i cili e ka humbur betejën me kancerin në tru.

Aktori 42-vjeçar e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta nderuar fansin e tij tetë vjeçar, Danny Sheehan, pasi e mori lajmin se ai ka vdekur gjatë fundjavës.

Jason e postoi fotografinë e një murali të personazhit të tij Aquaman bashkë me Sheehanin, të shoqëruar me mbishkrimin: “Sapo e kuptova lajmin zemërthyes. Nderimet e mia për këtë djalosh të bukur. U prehtë në paqe. Danny do të jetosh në zemrën time dhe filmin “Aquaman 2” po ta dedikoj ty engjëll i vogël”.

Ylli i serialit “Game of Thrones” para disa muajsh e kishte befasuar Dannyn, duka ia dërguar një videomesazh, dhe një pako me sende nga filmi me superheronj.

Në lajme të tjera, aktori pavarësisht se ka qenë pjesë e disa filmave dhe serialeve të suksesshme me buxhet të lartë, thotë se nuk dëshiron që vajzat e tij, Lola dhe Nakoa, të cilat i ka me bashkëshorten Lisa Bonet, t’i ndjekin hapat e prindërve dhe të merren me aktrim. Kjo ngase nuk mendon që ajo janë mjaftueshëm të forta për t’u përballur me presionin që e sjell industria glamuroze e filmit.

Madje, Momoa është duke provuar që edhe vet të largohet nga aktrimi, dhe planifikon që në të ardhmen të angazhohet më shumë si regjisor.

Pavarësisht planeve për t’u fokusuar më shumë në punët prapa kamerave, aktori ka thënë se është i vendosur që shumë shpejtë ta realizojë një film me mikun e tij, Dëayne ‘The Rock’ Johnson.