Showbiz

“Copshop” filmi i ri aksion i aktorit Gerard Butler

Studioja filmike “STX” e sjell një projekt të ri të zhanrit aksion në të cilin rolet protagonist i luajnë, Frank Grillo dhe Gerard Butler.

Me titull “Copshop”, filmi e ekranizon rrugëtimin përmes Nevadas të një mashtruesi të çmendur të quajtur, Teddy, teksa e krijon një plan për të cilin mendon se do ta shpëtojë nga vrasësi me pagesë, Bob, i cili i është vënë pas. Teddy vendos ta qëllojë një police me grusht në fytyrë, me qëllim që ajo ta arrestojë në stacionin policor të një qyteze të vogël, pasi beson që kështu do të mund të mbrohet nga vrasësi i pamëshirshëm. Por, shumë shpejtë ai e kupton se burgosja nuk e mban larg rrezikut për një kohë të gjatë, teksa Bob i ka mënyrat e veta të veçanta për të arritur deri tek shënjestra e tij.

Filmi e përfshinë një kastë të vogël aktorësh dhe vjen i xhiruar kryesisht në një lokacion. Derisa kjo mund të mos ketë funksionuar për shumë filma në të kaluarën, besohet se kombinimi i dy aktorëve yje, Frank Grillo dhe Gerard Butler, e krijon një atmosferë të mrekullueshme në film që të mbanë vazhdimisht në adrenalinë.

“Copshop” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema të e Amerikës Veriore nga 17 shtatori i këtij viti.