Rita Ora dhe Taika Waititi më nuk mund ta fshehin faktin se janë në lidhje dashurie, teksa të hënën mbrëma e shënuan debutimin e tyre si çift mbi qilim të kuq.
Regjisori i njohur nga Zelanda e Re dhe këngëtarja e aktorja me prejardhje kosovare, e ndoqën së bashku premierën e filmit “The Suicide Squad 2” në Los Angeles, duke e zyrtarizuar për herë të parë lidhjen e tyre romantike.
Me të arritur në teatrin “Regency Village”, 30-vjeçarja Ora dhe 45-vjeçari Waititi, dukeshin të lumtur dhe në disponim të mirë teksa pozuan dorë për dorë për fotografët e pranishëm në premierë.
Regjisori dhe aktori i filmave të studios “Marvel”, Taika, me shumë kujdes dhe respekt e prezantoi të dashurën e tij të re, teksa dyshja vazhdimisht shihej duke komunikuar dhe qeshur me njëri-tjetrin.
Bukuroshja Rita Ora shkëlqente me një minifund të bardhë me mëngë të gjata, derisa Waititi dukej tejet elegant i veshur me kostum ngjyrë argjendi dhe këmishë të bardhë. Kjo është hera e parë që çifti ka parakaluar mbi qilim të kuq së bashku, prej se e filluan lidhjen romantike në fillim të këtij viti.
{gallery}
Waititi dhe Ora në këtë ngjarje shoqëroheshin edhe nga yjet tjerë të filmit, Margot Robbie, Sylvester Stallone, John Cena, James Gunn dhe të tjerë.
“The Suicide Squad 2” lansohet nëpër kinema dhe në platformën HBO Max më 6 gusht.
-
3 gusht 2021 16:06
-
Shpërndaje në: