Showbiz

Lizzo shumë shpejtë e lanson këngën e re të titulluar “Rumors”

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur amerikane, Lizzo, thotë se një epokë e re po vjen, teksa e konfirmoi lajmin e lansimit të këngës së re të shumëpritur nga fansat e saj.

Ylli i hitit “Juice” e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull, “Rumors”, nga 13 gushti i këtij viti. Dhe njëkohësisht ua ka premtuar adhuruesve një epokë të re për të dhe muzikën e saj.

Konfirmimi i publikimit të këtij projekti vjen pas kohë pasi, Lizzo, i ngacmoi ndjekësit në rrjetet sociale duke thënë se shumë shpejtë do ta bëjë një lajmërim të rëndësishëm, sa i takon muzikës së saj të re. Kurse pak ditë më herët e kishte postuar një video të shkurtër ku shihet në studio incizuese, duke punuar rreth albumit të katërt muzikor bashkë me producentin e famshëm, Mark Ronson.

Ndërkohë, në të kaluarën Lizzo e kishte përshkruar albumin e saj të ardhshëm, si inkurajues, argëtues dhe më se të nevojshëm për këtë periudhë kohore nëpër të cilën po kalojmë.

“Muzika e re do të jetë shumë pozitive, inkurajuese, argëtuese dhe goxha e nevojshme. Unë po bëjë muzikë të cilën kam nevojë ta dëgjojë, pas vitit të tmerrshëm që e kemi kaluar”, kishte deklaruar këngëtarja.

Ndër të tjera, Lizzo e ka pranuar se në një të ardhme të afërt, do t’i pëlqente shumë të bashkëpunojnë në ndonjë këngë me yjet, Harry Styles dhe Rihanna.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)