Showbiz

“Only Murders in the Building” seriali i ardhshëm i zhanrit komedi

“Only Murders in the Building” titullohet seriali i ri amerikan i zhanrit komedi, i cili vjen i krijuar nga Steve Martin dhe John Hoffman.

Të martën debutoi traileri i serialit dhjetë episode që e sjellë një kastë aktorësh yje, përfshirë këtu tre protagonistët, Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez.

Ky projekt e rrëfen historinë e tre fqinjëve të cilën nuk e njohin njëri-tjetrin, por e ndajnë dashurinë dhe obsesionin për krimin. Rastësisht ata e gjejnë veten të përfshirë në një situatë të tillë. Kur një vdekje misterioze ndodhë në ndërtesën e tyre të banimit, këto tri personazhe dyshojnë se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, dhe vendosin ta shfrytëzojnë njohurinë e tyre për krimin, që ta zbulojnë të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur. Por gjërat marrin kahe tjetër kur jeta e tyre vihet në rrezik, dhe këta tre persona kureshtarë e kuptojnë se një vrasës jeton në ndërtesën e tyre.

Seriali “Only Murders in the Building” debuton në platformën Hulu, më 31 gusht të këtij viti.