Showbiz

Shakira mundohet t’ua ofrojë djemve të saj një jetë normale

Foto: AP/Associated Press

Ylli i muzikës, Shakira, po provon t’i ofrojë fëmijëve të saj një jetë sa më normale që është e mundur.

Këngëtarja 44-vjeçare i ka dy djemtë, Milan dhe Sasha, me yllin spanjoll të futbollit, Gerard Pique, dhe në një intervistë e fundit ka treguar se pavarësisht që fëmijët e tyre i kanë prindërit e famshëm, ajo po e bënë maksimumin për t’u siguruar që ata ta kenë një fëmijëri të thjeshtë dhe normale.

Duke folur për “ET Canada”, Shakira tha: “Unë nuk i detyroj fëmijët e mi që ta dëgjojnë muzikën time. Madje mundohem ta shmang dëgjimin e këngëve të mia nëpër shtëpi. Mundohem t’ua ofroj atyre një jetë sa më normale që është e mundur. Nuk e mohoj që ata nuk kanë si t’i shpëtojnë realitetit që unë jam person publik, njësoj sikurse babai i tyre. Por, që të dy mundohemi t’iu sigurojmë sa më shumë normalitet dhe jetojmë si njerëz të thjeshtë dhe të zakonshëm.”

{gallery}

Ndërkohë, Shakira së fundmi e publikoi një shkrim të fuqishëm për ndarjen e fëmijëve, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së publikut rreth fatit të të gjithë fëmijëve që janë ndarë nga prindërit e tyre, dhe janë ndaluar në kufirin amerikan.

“Unë jam vajza e një burri nga New Yorku i cili u lind nga prindër emigrant libanezë, për shkak të situatës së vështirë ekonomike që e përshkoi vendin në vitet ’30. Këta emigrantë, falë zhvendosjes së tyre në Shtetet e Bashkuara, patën mundësinë të sigurojnë jetesë për vete dhe familjet e tyre, para se të vendoseshin përfundimisht në Kolumbi, ku unë u linda dhe jam rritur. Kolumbia është një prej shteteve më të bukura dhe diverse në botë, por është një vend i mbushur me pabarazi dhe mungesë të lëvizjes së lirë të shoqërisë. Në të kundërtën, Amerika dukej sikur vendi shembull i mundësive të barabarta dhe aspiratave të pakufishme, ku çdokush mund të ketë sukses. Prandaj, si është e mundur që një shtet i ndërtuar mbi krahët e emigrantëve, dhe një vend që synon t’i mbajë vlerat e familjes në një vëmendje kaq të lartë, të ketë politika kaq mizore për imigracionin. Cili arsyetim mund ta justifikojë ndarjen e fëmijëve nga familjet, pa synimin e ribashkimit të tyre, kur Amerika gjithmonë është krenar se është një fener shprese për ata që vijnë nga vendet, ku as nevojat themelore ose siguria nuk u garantohen?”, kishte shkruar Shakira.

Përveç si këngëtare, ylli kolumbian i muzikës shquhet edhe për angazhimin e saj të madh në fushën e bamirësisë.

Kënga e fundit e këngëtares kolumbiane me titull “Don’t Wait Up” vjen e shoqëruar me videoklip, dhe është mirëpritur nga fansat e saj anembanë botës. Ky projekt vjen një vit e disa muaj pas lansimit të këngës “Me Gusta”, një bashkëpunim ky mes Shakiras dhe reperit nga Puerto Rico, Anuel AA, dhe shtatë muaj pas bashkëpunimit me grupin “Black Eyed Peas”, që i kryesoi toplistat muzikore. Kënga titullohej “Girl Like Me”.

“Don’t Wait Up” po ashtu është kënga e parë në gjuhën angleze të cilën Sharika e ka lansuar nga viti 2017, kur i kishte publikuar hitet “When a Woman” dhe “What We Said”, që ishin pjesë e albumit të saj “El Dorado”.