Showbiz

Grimeri i Kim Kardashian “promovon” Era Istefin

Mario Dedivanoviq, grimeri shqiptar i Kim Kardashianit, ka “promovuar” këngëtaren shqiptare Era Istrefi.

Këtë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram në të cilën ka shkruar se “Era Istrefi duket shumë bukur”.

Mario u bë i njohur për publikun shqiptar kur kohë më parë detyroi bukuroshen Kardashian të fliste në shqip. Ajo kishte thënë “Sa bukur Mario” për grimin e realizuar nga grimeri që ka 3.5 milionë ndjekës në Instagram.