Showbiz

Yjet urojnë Bajramin

Yjet shqiptarë të muzikës kanë uruar për festën e Fiter Bajramit, transmeton Koha.net.

Për të gjithë shqiptarët myslimanë ata kanë uruar që të kenë shëndet e mirësi në familje.

Më poshtë i keni urimet nga disa prej yjeve të muzikës shqiptare.

“Urimet më të përzemërta me rastin e festes së Fitër Bajramit. Shëndeti, paqja dhe mirësia qoftë me ju dhe familjen tuaj. Me respekt Genta”, ka shkruar Genta Ismajli.

“#MeFatFitërBajrami Allahu ua pranoftë agjërimin t'gjithë besimtarëve kudo që ndodhen”, ka shkruar MC Kresha.

Kurse këngëtarja Eni Koçi ka thënë: “Miqtë e mi. Gëzuar festën e Fiter Bajrami. Zoti ju pranoftë agjërimin, adhurimet, lutjet dhe të gjitha sakrificat e muajit të Ramazanit. Ju uroj me gjithë zemër të keni shëndet, mbarësi, dhe lumturi në familjet tuaja”.

“Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Musliman”, ka shkruar Dhurata Ahmetaj

“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Flori Mumajesi.

“Me Fat festa e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman, paqja dhe mëshira qofshin mbi ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Noizy.

“Urime Fiter Bajramin ❤. Eid Mubarak”, ka shkruar Enca.