Showbiz

“Free Guy” me aktor Ryan Reynoldsin lansohet në gusht të këtij viti

Descriptive Text

Është publikuar një trailer i ri i filmit të ardhshëm të zhanrit aksion dhe komedi, “Free Guy”, i cili e sjellë aktorin e njohur hollywoodian, Ryan Reynolds, në rolin e një burri i cili e kupton se është personazh dytësor në një videolojë.

Në projektin e shumëpritur filmik luan edhe aktorja Jodie Comer, e njohur për rolin e vrasëses Villanelle në serinë e shumëshpërblyer, “Killing Eve”, si dhe aktorët Lil Rel Hoëery, Utkarsh Ambudkar dhe Taika Waititi.

Me regji të Shawn Levy, filmi do të publikohet nëpër kinema më 13 gusht të këtij viti.

“Free Guy” është vetëm një prej projekteve të shumta me buxhet të lartë të ndikuara nga pandemia. Ndër filmat e shumtë që pritej të lansoheshin në vitin 2020 por u shtynë për një vit, janë edhe “Black Widow”, “Eternals”, “Minions: The Rise of Gru”, “Jungle Cruise”, “No Time to Die” dhe të tjerë.