Showbiz

Dafina Rexhepi rikthehet me “Boi”

Pas një kohe të gjatë Dafina Rexhepi i është rikthyer skenës muzikore shqiptare.

Ajo sot ka publikuar këngën e saj më të re “Boi (Boy)”, transmeton Koha.net.

Kënga është krijuar nga Don Arbas, ndërsa tekstin e ka shkruar Lyrical Son. Me videoklip e sjell Imagine Films.

Dafina Rexhepi, e njohur me këngën “Delicious” në bashkëpunim me MC Kreshën, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shumë e kënaqur që po rikthehet në skenën muzikore.

“Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur nga skena për arsye personale, dhe natyrisht është kënaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shumë, por la gjurmë, të cilat më kanë inspiruar dhe më kanë bërë të ndihem e fusiqshme si asnjëherë më parë. Falënderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahjen, e veçanërisht fansat e mi që më kanë përkrahur gjithmonë. Ju dua pa fund”, ka shkruar ajo.