Showbiz

Kim Kardashian ia uroi ditëlindjen Kanye Westit me një mesazh emocional

Descriptive Text

Ylli televiziv, Kim Kardashian West, ia ka uruar ditëlindjen Kanye Westit duke deklaruar se do ta dashurojë atë përgjithmonë.

Reperi i njohur amerikan e festoi ditëlindjen e 44-të të martën më 8 qershor, dhe familja Kardashian/Jenner u kujdes që përmes rrjeteve sociale ta urojë yllin e hitit “Famous”, dhe ta shprehin dashurinë që vazhdojnë ta kenë për të.

Kim, e cila pas shtatë vjetësh martesë bëri kërkesë për shkurorëzim nga Kanye, në shkurt të këtij viti, e postoi një fotografi ku çifti shihet me tre prej fëmijëve të tyre, të shoqëruar me mesazhin: “Urime ditëlindja. Të dua për gjithë jetën”.

 

 

Dyshja e njohur e showbizit i ka katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Motra e Kimit, Khloe, po ashtu e shfrytëzoi Instagramin për ta postuar një mesazh të ëmbël drejtuar ish-kunatit të saj.

“Urime ditëlindja vëllait tim të përjetshëm!!! Uroj ta kesh ditëlindjen më të bukur Ye. Po të dërgoj shumë dashuri dhe bekime të pafund”, kishte shkruar Khloe.

 

 

Edhe pse Kim dhe Kanye janë duke u shkurorëzuar, bukuroshja televizive dhe ylli i hitit “Heartless” vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Një burim i afërt i dyshes së fundmi deklaroi: “Kim dhe Kanye po kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Ata vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar për ta bërë këtë situatë sa më të lehtë për fëmijët e tyre. Kim është shumë e lumtur që ata kanë arritur ta mbajnë raportin mes tyre të qetë. Ajo mendon se Kanye është një baba i mirë dhe dëshiron që ai të ketë mundësi të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre”.

Gjatë episodit të fundit të shout “Keeping Up With The Kardashians”, 40-vjeçarja Kim shfaqet e përlotur dhe e pranon se ndihet e dështuar, teksa ua rrëfen motrave të saj problemet martesore.

Në episodit që ishte xhiruar vitin e kaluar, afaristja e njohur amerikane lë të nënkuptohet që arsyeja e shkurorëzimit të saj nga reperi, është ngase ajo mendon që Kanye Meriton ta ketë një grua e cila mund të zhvendoset nga shteti në shtet për të qëndruar me të.

Kim Kardashian po ashtu e pranoi se ndihet dështake dhe si humbëse, për faktin se ky është shkurorëzimi i saj i tretë. Në të kaluarën ajo kishte qenë e martuar me producentin muzikor Damon Thomas dhe basketbollistin Kris Humphries.