Showbiz

Elizabeth Olsen nxit spekulime se është martuar

Descriptive Text

Aktorja e njohur hollywoodiane, Elizabeth Olsen, duket se e ka konfirmuar lajmin e martesës.

Ylli i serialit “WandaVision” në vitin 2019 u fejua me Robert Arnettin, pas tri vjetësh lidhje, dhe gjatë një interviste të fundit për revistën “Variety” aktorja iu referua atij si ‘bashkëshorti im”.

Olsen e filloi bisedën me aktoren Kaley Cuoco duke shpjeguar pse po lajmërohej në ‘Zoom’ nga banjo e shtëpisë së saj, dhe më pas tregoi pse në prapavi shihej libri “Little Miss Magic”.

“Aktualisht jam në banjo. Kam qëndruar për shtatë muaj në Londër dhe para dy ditësh jam kthyer në shtëpinë time. Fqinji im është duke bërë renovime në kopshtin e tij dhe po shkakton shumë zhurmë, prandaj u detyrova të mbyllem në banjon më të largët të shtëpisë në mënyrë që të mund ta realizonim këtë bisedë pa pengesa. Dhe porsa u lidha në ‘Zoom’ me ty e vura re që prapa meje gjendet libri ‘Little Miss Magic’, të cilin bashkëshorti im e ka vendosur këtu. Këta janë libra klasik të cilët njihen nga të gjithë, por ai e ka zgjedhur këtë që flet për magjinë për shkak të personazhit tim Wanda Vision. Ai bënë shpesh veprime të këtilla sepse është shumë i lezetshëm”, kishte deklaruar aktorja.

Çifti Olsen dhe Arnett e filluan lidhjen romantike në vitin 2016, por vetëm një vit më vonë e bënë atë publike duke e ndjekur së bashku një ndejë të organizuar pak para ceremonisë “Emmy”.

Aktorja e njohur e cila karrierën e kishte filluar qysh në fëmijëri, në të kaluarën ka qenë e fejuar me yllin e serialit “Narcos”, Boyd Holbrook, por i dhanë fund fejesës në vitin 2014.

Kurse së fundmi, ylli 32-vjeçar i filmit kishte deklaruar se krijimi i familjes ishte në planet e saj të afërta.