Showbiz

Angelina Jolie e acaruar me gjykatësin për moslejimin e dëshmive të fëmijëve të saj

Foto: AP/Associated Press

Ylli i hollywoodit, Angelina Jolie, po pretendon se gjykatësi i caktuar në rastin e shkurorëzimit të saj nga aktori, Brad Pitt, nuk po i lejon fëmijët e çiftit të dëshmojnë në seancat e shkurorëzimit.

Dyshja e njohur e kinematografisë është pothuajse gati ta përfundojë shkurorëzimin, dhe aktualisht janë duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje të përshtatshme të kujdestarisë së pesë fëmijëve të tyre, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, por Jolie po e kritikon gjykatësin për faktin se nuk po i lejon fëmijët të flasin në seancë.

“Gjykatësi Ouderkirk po ia mohon zonjës Jolie një gjykim të drejtë, duke i përjashtuar në mënyrë të papërshtatshme provat e saj në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, e të cilat janë kritike për rastin e saj... Ata kanë dështuar ta marrin në konsideratë në mënyrë adekuate një pjesë të kodit të gjykatave të Kalifornisë, i cili thotë se është i dëmshëm për interesin më të mirë të fëmijës nëse kujdestaria i jepet një personi me histori të dhunës në familje”, shkruhej në deklaratën e apelit të dorëzuar në Gjykatën e Kalifornisë.

Angelina e cila po ashtu e një djalë të adoptuar, 19-vjeçarin Maddox, beson se gjykata duhet të jetë në gjendje t’i dëgjojë dëshmitë e adoleshentëve në lidhje me përvojat, nevojat ose dëshirat e tyre, para se të marrin vendime përfundimtare rreth caktimit të kujdestarisë. Por, fatkeqësisht për rastin e aktores, kërkesa e saj për një gjë të tillë është refuzuar.

Sidoqoftë, avokatët e Brad Pittit besojnë se procedurat e shkurorëzimit të çiftit të njohur hollywoodian, janë zhvilluar në mënyrë të drejtë.

Jolie dhe Pitt u ndanë në vitin 2016, pas 2 vjetësh martesë dhe një lidhjeje 12 vjeçare. Ata shquheshin si një prej çifteve më të bukura dhe më të ndjekura të showbizit.