Showbiz

Bill Gates u tha miqve se ishte në martesë pa dashuri

Sipas raporteve, miliarderi Bill Gates u ka thënë miqve të tij të golfit se martesa e tij ishte "pa dashuri" para se të shpallte divorcin nga gruaja Melinda Gates.

Çifti njoftoi se ishin duke u ndarë në fillim të këtij muaji pas një martese që zgjati gati tre dekada.
Filantropistët thanë se ata "nuk besojnë më se mund të rritemi së bashku si çift" në fazën tjetër të jetës së tyre në deklaratat e postuara në rrjetet sociale.

Sipas New York Post, Gates u kishte thënë miqve "pak kohë më parë" se martesa kishte mbaruar.

"Billi foli me miqtë e tij të ngushtë në kursin e golfit. Ai u tha atyre pak kohë më parë që martesa ishte pa dashuri, se kishte mbaruar për ca kohë dhe ata po bënin jetë të ndara", i tha një burim gazetës.

Manjatti i teknologjisë thuhet se ka kaluar kohë në një klub golfi ekskluziv në Kaliforni pas divorcit të tij.

Çifti kishte qenë i martuar për gati 30 vjet.