Showbiz

Së shpejti lansohet albumi i parë postmortum i reperit DMX

Foto: AP/Associated Press

Albumi i parë postmortum i reperin DMX, “Exodus”, do të lansohet në fund të kësaj jave.

Reperi ledgjendar emri i vërtetë i së cilit ishte Earl Simmons, vdiq më 9 prill në moshën 50-vjeçare. Ai fillimisht ishte hospitalizuar si pasojë e sulmit në zemër të shkaktuar nga mbidoza, dhe për një javë qëndroi në kujdesin intensiv.

Pak para vdekjes, DMX ishte rikthyer në “Def Jam Records”, studioja incizuese e cila i kishte lansuar albumet e tij më të famshme të karrierës, përfshirë këtu albumin debutues të vitit 1998, “It’s Dark And Hell Is Hot”. Ai gjithashtu i pati njoftuar fansat se është kishte filluar të punojë në projektin e tij të radhës.

Të hënën me 10 maj, miku dhe bashkëpunëtori i kamotshëm i reperit te ndjerë, Swizz Beatz, e bëri të ditur lajmin se albumi i parë postomortum i DMX-it i cili e mban titullin “Exodus”, do të lansohet përmes labelit “Def Jam” me 28 maj.

“Vëllai im X ishte një ndër shpirtrat më të pastër dhe të rrallë që i kam takuar në jetë. Ai e jetoi jetën duke qenë i dedikuar ndaj familjes dhe muzikës. Mbi të gjitha, ai ishte zemërgjerë dhe i dashuronte fansat e tij jashtë mase. DMX mezi po e priste lansimin e këtij albumi për gjithë adhuruesit anembanë botës, në mënyrë që t’iu tregonte sa shumë e ka vlerësuar secilin person që e ka mbështetur atë pa kusht”.

Në disa intervista të realizuara para vdekjes, DMX kishte deklaruar se albumi i tij i radhës do të përfshinte bashkëpunime me yje të njohur të muzikës, si Lil Wayne, Snoop Dogg, Alicia Keys, Usher dhe reperi i ndjerë Pop Smoke. Ai po ashtu e zbuloi se e kishte realizuar një këngë me vokalistin e bendit “U2”, Bono, e cila titullohet “Skyscrapers”.

Nëse ndonjë artist tjetër do të përfshihet në albumin e ri “Exodus”, nuk është konfirmuar ende. Por udhëheqësit e studios incizuese “Def Jam” kanë paralajmëruar se ky do të jetë albumi më i mirë në karrierën e reperit të ndjerë.

Nga vdekja yllit të muzikës rep, 2 këngë të tij të reja janë lansuar tashmë, “Bent To War”, e cila vjen në bashkëpunim me Swizz Beatz dhe French Montana dhe “X Moves”, këngë kjo e cila i përfshinë edhe yjet Bootsy Collins dhe Ian Paice.