Showbiz

Anëtarja e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards është shtatzënë

Foto: AP/Associated Press

Edhe një anëtare e grupit “Little Mix” e ka bërë publik lajmin e shtatzënisë. Perrie Edwards është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj futbollist, Alex Oxlade-Chamberlain.

Këngëtarja ka bërë të ditur se është shumë e lumtur ta fillojë rrugëtimin e veçantë të shtatzënisë dhe të qenit prind.

Krahas postimit një fotografie të barkut të fryrë dhe një tjetër ku ajo shfaqet në përqafimin e të dashurit, këngëtarja 27-vjeçare shkroi: “Shumë e lumtur që po e fillojë këtë rrugëtim të veçantë me shpirtin tim binjak. Mezi presim të të takojmë zemra jonë”.

Lajmi i shtatzënisë së Perrie Edwardsit vjen vetëm një javë pasi mikesha dhe kolegia e saj nga grupi “Little Mix”, Leigh-Anne Pinnock, e bëri të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin, Andre Gray.

Edhe Pinnock i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lajmin e gëzuar, duke i postuar disa fotografi të ngjashme.

Grupi “Little Mix” i përbërë nga tri vajza, Jade Thirlwall, Perrie Edwards dhe Leigh-Anne Pinnock, gjatë karrierës i ka realizuar gjithsej gjashtë albume të incizuara në studio, si dhe shquhet për disa hite, si “Secret Love Song”, “Touch”, “Little Me”, “Wings”, “DNA”, “Black Magic” dhe të tjerë, kurse para katër ditësh ato e publikuan këngën e re me titull “Conffeti” në bashkëpunim me reperen Saweetie.

Anëtarja e katërt e grupit, Jesy Nelson, u largua nga “Little Mix” në dhjetor të vitit 2020 për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit të saj mendor.

{gallery}