Showbiz

Rita publikon klipin e shumëpritur “Your Song”

Rita Ora javë më parë publikoi këngën “Your Song”, dhe sot e sjell edhe me videoklip.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka falënderuar për bashkëpunimin Michael Haussmanin, si dhe këngëtarin Ed Sheeran, të cilin e quan “vëlla nga një nënë tjetër”, transmeton Koha.net.

“Your Song” është pëlqyer mjaft shumë, dhe brenda tre javësh në YouTube ka marrë afër 11 milionë klikime.