Showbiz

“Crossfire” kënga e re e artistit britanik Rag’n’Bone Man

Foto: AP/Associated Press

Rag’n’Bone Man kohëve të fundit është mjaft aktiv në skenën muzikore, duke lansuar këngë pas kënge përmes së cilave edhe po e promovon albumin e rij të ardhshëm.

Projekti i radhës i publikuar nga artisti britanik titullohet “Crossfire”.

Kënga është pjesë e albumit të dytë të këngëtarit të incizuar në studio, “Life By Misadventure”, i cili pritet të lansohet shumë shpejtë. 

“Kënga ‘Crossfire’ si koncept më erdhi në ëndërr. E kam shkruar atë bashkë me kolegun tim dhe bashkëpunëtorin e albumit, Ben JC, dhe bateristin e bendit, Bill, dhe jam shumë i emocionuar ta interpretojë këtë këngë live për të gjithë ju”, ka deklaruar këngëtari.

Albumi i ri “Life By Misadventure” është incizuar si album ‘live’, dhe pritet të publikohet për gjithë adhuruesit e këngëtarit, më 7 maj të këtij viti.

Ky projekt u paralajmërua nga këngëtari në janar të këtij viti, me lansimin e këngës së parë “All You Ever Wanted”. Pak javë më vonë ai e publikoi edhe incizimin e dytë me titull “Fall In Love Again”, derisa gjatë muajit prill, Rag’n’Bone Man, i trajtoi fansat me projektin e radhës “Anywhere Away From Here”, këngë kjo e cila erdhi në bashkëpunim me superyllin botëror të muzikës, Pink. Dy këngëtarët do ta interpretojnë këtë projekt live, në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese “BRIT Awards”.

Rag’n’Bone Man debutoi në skenë me albumin e vitit 2017, “Human”, i cili shënoi suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor. 

Në lajme të tjera, Rag’n’Bone Man pritet ta fillojë turneun “Life By Misadventure Tour”, më 17 tetor 2021, me një koncert në qytetin e tij të lindjes Brighton, para se të vazhdojë me performancat nëpër qytete tjera si Dublin, Belfast, Leeds, Bristol, Bournemouth, Glasgowë, Plymouth, Manchester, Birmingham dhe Newcastle. Turneu do të përmbyllet më 6 nëntor me koncertin e fundit në Londër.