Showbiz

Willow Smith dhe Tarvis Barker kanë bashkëpunuar në këngën e re “Transparent Soul”

Foto: AP/Associated Press

Willow Smith është rikthyer në skenën e muzikës me lansimin e këngës së re, “Transparent Soul”.

Projekti i zhanrit pop-punk vjen në bashkëpunim me bateristin e grupit “Blink-182”, Travis Barker, i cili njëkohësisht është i dashuri i ri i yllit televiziv Kourtney Kardashian.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, me këtë këngë të re po e eksploron zhanrin konfrontues pop-punk. Kënga vjen e shoqëruar nga një performacë vizuale të Smithit, e cila shfaqet me grim dhe stil të veçantë duke kënduar e vallëzuar dhe duke performuar në kitarë.

Willow, që është vajza e aktorëve të njohur hollywoodian, Will dhe Jada Pinket Smith, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram e bëri të ditur se videoprojekti, “Transparent Soul”, e paralajmëron një epokë të re në karrierën e saj.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar që po e fillojë këtë rrugëtim”.

Muajin e kaluar, Smith e publikoi albumin “The Anxiety” në bashkëpunim me muzikantin njëherësh të dashurin e saj, Tyler Cole. Ky lansim u shoqërua me një performancë artistike në Los Angeles, ku Smith dhe Cole qëndruan të mbyllur në një kuti prej xhami për 24 orë, të ekspozuar tërësisht para publikut.

Vitin e kaluar, bateristi Travis Barker i ndihmoi reperit Machine Gun Kelly ta eksplorojë me sukses zhanrin e muzikës pop-punk, duke e realizuar albumin e përbashkët “Tickets To My Doënfall”. Në muajin nëntor Barker tha se janë duke punuar në realizimin e disa këngëve të reja së bashku, si dhe e paralajmëroi lansimin e albumit të radhës së bendit “Blink-182”, gjatë këtij viti.