Showbiz

Ka vdekur nëna e aktorit Mark Wahlberg

Foto: AP/Associated Press

Nëna e yllit hollywoodian Mark Wahlberg, Alma Wahlberg, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Ajo vuante nga demencia.

Lajmin e kanë bërë të ditur djemtë aktorë të saj, Mark dhe Donnie, të cilët kanë postuar mesazhe të ndjeshme në rrjetet e tyre sociale.

Edhe bashkëshortja e Donnie Wahlbergut, Jenny McCarthy, e postoi një mesazh ngushëllues për vjehrrën e saj, të cilën e quajti një grua të dashur dhe inspiruese për shumicën.

Alma i kishte gjithsej nëntë fëmijë: Paul, Arthur, Tracey, Michelle, Jim, Robert, Mark, Donnie dhe Debbie, e cila vdiq në vitin 2003 nga sulmi në zemër.