Showbiz

Kujt ia ka besuar veshjen Anxhela Peristeri në “Eurovision”?

Më 20 maj, Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovisionit që këtë vit do të mbahet në Rotterdam të Holandës.

Ajo është duke punuar intensivisht për ta prezantuar sa më denjësisht shtetin shqiptar atje.

Mirëpo, përgatitjet e saj lidhen edhe me vizitat në Kosovë, pasi që për paraqitjen atje ka përzgjedhur disenjatorët kosovarë. Veshjen, ajo ia ka besuar disenjatorëve “Kujta dhe Meri”, kurse në tapetin e kuq do të paraqitet me veshjet e disenjatorit Valdrin Sahiti.

Për emisionin “Express”, në një intervistë ekskluzive, ajo ka zbuluar detaje për performancën e saj atje. Ndër të tjera, ajo rrëfen se përse ka vendosur që këngën ta këndojë në gjuhën shqipe.

Anxhela për emisionin “Express” ka thënë se është duke përgatitur një performancë të veçantë dhe është duke punuar me një grup profesionistësh.

Pas fitores në edicionin e 59-të në Festivalin e Këngës, Anxhela Persiteri do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Shqipëria është renditur në natën e dytë të gjysmëfinales. Anxhela Peristeri, e cila mban numrin 11 do të interpretojë këngën “Karma”, me datë 20 maj.