Showbiz

Lizzo ka paralajmëruar bashkëpunime me yjet Harry Styles dhe Rihanna

Foto: AP/Associated Press

Ylli i hitit “Good As Hell”, Lizzo, i ka ngacmuar fansat duke i paralajmëruar dy bashkëpunime me yjet të njohur të muzikës, Harry Styles dhe Rihanna.

Këngëtarja ka thënë se po planifikon ta kontaktojë pop yllin 27-vjeçar, Harry Styles, me të cilin është shoqëruar shumë së fundmi, për ta planifikuar një duet së bashku.

“Muzikë e re po vjen”, iu tha këngëtarja fansave të saj përmes Instagramit. “A do të bashkëpunosh me Harryn?”, e pyeti një ndjekës së cilit Lizzo iu përgjigj: “Do ta realizoj një këngë me të këtë fundjavë. Do ta telefonojë së shpejti”.

Ylli i hitit “Truth Hurts” gjithashtu e ka shkruar një këngë për të dhe Rihannan, dhe po planifikon ta kontaktojë superyllin 33-vjeçar të muzikës për t’i kërkuar ta realizojnë këtë bashkëpunim.

“Rihanna është shumë e zënë por e dini çfarë? Ka kohë që po pres të kontaktoj me të, megjithëse kam paksa frikë t’i shkruaj. Ndoshta do t’ia dërgoj një mesazh dhe t’i them se e kam një këngë të shkruar për ne”.

32-vjeçarja Lizzo e cila është edhe fituese e çmimit “Grammy”, ndër të tjera ka treguar se albumi i radhës që vjen pas tij të vitit 2019, “Cuz i Love You”, do të jetë shumë argëtues dhe më së i nevojshëm për këtë periudhë kohore.

“Muzika e këtij albumi do të jetë shumë argëtuese dhe e nevojshme. Po realizojë muzikës të cilën kam nevojë ta dëgjojë pas një viti sikur ky”, ka përfunduar këngëtarja.

Në lajme të tjera, Cardi B së fundmi e bëri të ditur lajmin se do të dëshironte shumë të bashkëpunonte me Lizzon. Ylli i muzikës rep dhe hip-hop e shprehu publikisht dashurinë për Lizzon, pasi tregoi se kishte dashur ta përfshijë atë në videoklipin e këngës “WAP”, por fatkeqësisht ajo kishte qenë jashtë shtetin në kohën kur janë kryer xhirimet.

Megjithëkëtë, Cardi B dhe Lizzo, kanë punuar me njëra-tjetrën në filmin e vitit 2019, “Hustlers”.