Showbiz

Marc Anthony dhe Ben Affleck e lavdëruan Jennifer Lopezin për etikën e punës

Pas një karrierë 30-vjeçare si valltare, aktore, këngëtare dhe afariste, Jennifer Lopez jo vetëm që po e jeton ëndrrën e saj por edhe është në formën më të mirë të jetës.

51-vjeçarja Lopez e hijeshon ballinën e numrit më të ri të revistës “InStyle”, ku përfshihet edhe një artikull ekskluziv i cili fokusohet në punën dhe karrierën e saj. Pjesë e artikullit të titulluar “Jennifer Lopez in Her Own Words (and Everyone Else’s)”, janë edhe ish i fejuari i yllit JLo, Ben Affleck dhe ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony, të cilët folën për karrierën e saj të suksesshme dhe e lavdëruan për etikën e mrekullueshme të punës.

“Gjëja më interesante në lidhje me Jenniferin është aftësia e saj për t’i parë dhe kuptuar gjërat para se të ndodhin. Madje para se ta prezantojë një ide para njerëzve, ajo tashmë e ka vizualizuar atë një mijë here në kokën e saj. Dhe nëse dikush thotë se mund të mos jetë ideja më e mirë, ajo do të përgjigjet: ‘Thjesht nuk po e kupton akoma.’ Nëntë herë nga dhjetë, ajo godet në shenjë me idetë e saj. Jenniferi po ashtu është personi i parë që shfaqet në dhomën e punës dhe e fundit që largohet. Ajo është punëtorja më e përkushtuar që e kam takuar ndonjëherë. Kur ishim bashkë, ishte krejt e kundërta për mua, por gjërat kanë ndryshuar që atëherë. Kam mësuar shumë prej saj dhe shumë prej këtyre shprehive të punës i praktikoj tani në karrierën time. Ajo është shumë origjinale në atë që e bënë”, ka deklaruar ish-burri i Lopezit, këngëtari latin Marc Anthony, me të cilin ajo i ka dy binjakët Max dhe Emme.

Ish i fejuari i këngëtares dhe aktores së njohur, Ben Affleck, i cili ka luajtur krahas saj në filmat “Gigli” dhe “Jersey Girl”, gjithashtu pati lëvdata për Lopezin rreth etikës së mrekullueshme të punës.

“Mendova se unë e kisha një etikë të mirë pune, por mbeta i habitur dhe mahnitur nga gjërat që ajo arrinte t’i bënte ditë për ditë. Serioziteti që e kishte për punën e saj, mënyra e qetë dhe e përkushtuar me të cilën angazhohej për t’i përmbushur qëllimet e saj, dhe pastaj si kthehej prapa dhe i dyfishonte përpjekjet e saj. Lopez mbetet, deri më sot, personi më punëtor që kam hasur në këtë biznes. Ajo ka talent të shkëlqyeshëm, por gjithashtu ka punuar shumë për suksesin e saj dhe unë jam aq i lumtur për të kur e shoh se më në fund po i merr vlerësimet që i meriton”.

Kurse Lopez tha se të gjitha meritat për arritjet e saj i kanë dashuria dhe pasioni për punën.

“Çdo ditë nuk më duket punë. Sinqerisht mund të them se po jetoj një ëndërr dhe jam mirënjohëse për këtë fakt çdo ditë që zgjohem. Kam energji të palodhshme për atë që bëj. Unë gjithashtu kam një ekip të mahnitshëm që më ndihmon në çdo mënyrë të mundshme, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Unë me të vërtetë besoj se gjëja më e rëndësishme është të kesh njerëz të shkëlqyeshëm përreth teje”, ka deklaruar Lopez.

Përgjatë gjithë artikullit, kolegë të ndryshëm të Lopezit folën për atë si nënë, ikonë e modës dhe filantrope, por një gjë nuk mund ta mohonin asnjëri prej tyre, dhe ajo është fiziku dhe bukuria që e karakterizojnë atë.

Në moshën 51-vjeçare, Lopez e cila pohon se nuk ka ndonjë formulë të fshehtë apo speciale të bukurisë, tha që beson se është në formën më të mirë të jetës së saj.

“Kur isha në të 20-tat dhe 30-tat e mia, bëja ushtrime fizike shumë por jo sikur tani. Nuk është se ushtroj më shumë, por më fuqishëm dhe më mençur. Tani nuk kalojë kohë të gjatë në palestër, siç bëja në moshë më të re. Por më shumë ushtrojë për shkak të shëndetit sesa për t’u dukur bukur. Është qesharake kur I bënë gjërat për arsye të duhura, në fakt përfundon duke u ndier dhe dukur më mirë”, përfundoi JLo.

{gallery}