Showbiz

Chris Rock dhe Samuel L. Jackson protagonistë të filmit “Spiral: From the Book of Saw”

Descriptive Text

Më në fund publiku ka mundësi t’i shoh sekuencat e para të filmit të zhanrit triler, “Spiral: From the Book of Saw”.

Projekti i ardhshëm, që është vazhdimi i nëntë në serinë e filmave të famshëm për publikun, “Saw”, i bënë bashkë në ekran yjet e hollywoodit Chris Rock, Samuel L. Jackson dhe Max Minghella.

Rock, Jackson dhe Minghella i portretizojnë tre policë të cilët i hetojnë disa vrasje tmerruese në New York, dhe të cilat e kujtojnë të kaluarën e tmerrshme të këtij qyteti.

Regjisori i filmit Darren Lynn Bousman kohë më parë pati deklaruar se ky vazhdim i filmit është unik dhe shumë më ndryshe nga ajo që njerëzit presin të jetë. Tutje ai e ka lavdëruar punën e komedianit, Chris Rock, i cili përveç si aktor, në këtë projekt shërben edhe si producent.

Filmi “Spiral: From the Book of Saw” aktualisht planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 14 maji i këtij viti, ndërsa në Britani të Madhe lansohet më 17 maj.