Ekipi i “Spidermanit” shprehet i ngazëllyer para shfaqjes së filmit

Ekipi i “Spidermanit” shprehet i ngazëllyer para shfaqjes së filmit

19 qershor 2017 19:08

Vetëm disa javë larg publikimit të filmit “Spiderman-Homecoming”, aktori 21-vjeçar Tom Holland, për të cilin është hera e parë që po paraqitet në ekranin e madh në rolin e protagonistit, thotë se ndihet “i entuziazmuar dhe i shqetësuar në të njëjtën kohë”.

Shikuesit kanë pasur rast ta shohin atë shkurt në filmin “Captain America-Civil War”, por në filmin e radhës “Spiderman” Holland paraqitet në pjesët kryesore të filmit, pasi interpreton Njeriun Merimangë.

“Spiderman Homecoming” shfaq Peter Parkerin duke u munduar të manovrojë aftësitë e tij prej superheroi në shkollën të cilën e vijon. Krahas tij paraqitet edhe personazhi i Njeriut të Hekurt, Tony Starks, i luajtur nga Robert Downey JR., i cili edhe ndihmon atë.

Regjisori John Wats, i njohur më parë për regjinë e “Cop Car” dhe “The onion news network”, është shprehur se “Spiderman-Homecoming” ishte gjëja më me vlerë që kishte bërë gjatë gjithë karrierës së tij dhe se mezi pret që filmi të publikohet dhe ai të mund të flasë haptas për të.

I pyetur për aktorin Holland, i cili u bë i njohur përmes mjuzikëllit “Billy Elliot” të shfaqur në Londër, Watts tha se ai ka dhënë një performancë të mrekullueshme dhe se shumicën e skenave të rrezikshme ai i ka performuar vetë.

“Tom Hollands ka një fizikus të mahnitshëm, i cili bën që shikuesit ta dinë që është duke luajtur Tom edhe kur ka maskën e Spidermanit. Ai ka një performancë të mahnitshme, ka lëvizje shumë të mira akrobatike dhe ndërmori shumë rreziqe, ku për pak sa nuk vdiq në fund të filmit, por gjithçka iu shpërblye në fund”, ka thënë ai.

Në film, krahas Holland qëndron Michele, rolin e së cilës e luan Zendaya, aktore e cila gjatë fëmijërisë së saj ka luajtur në serialin e Disneyt “Shake it up”, ku kishte rolin e quajtur “K.C Undercover.”

“Normale, Michelle është një personazh shumë interesant, nuk është si rolet e tjera, të cilat i kam luajtur më parë, ishte shumë mirë të bashkëpunoja me regjisorin Wats, ishte mjaft interesante se si ai kishte shumë ide, si e mendonte personazhin tim”.

Debutimi i parë i saj në një film, duke luajtur rolin e një 20-vjeçareje, aktorja Zendaya tha se ishte shumë mirë të bashkëpunonte me regjisorin Wats. Ajo njihet për stilin e modës dhe pohoi se veshja e saj kombinohej mjaft mirë me atmosferën e filmit.

“Spiderman-Homecoming” pritet të nisë së shfaquri nga 5 korriku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme