Showbiz

Helen Mirren me rol në filmin e ardhshëm “Shazam: Fury of the Gods”

Descriptive Text

Ylli britanik 75-vjeçar, Helen Mirren, i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm, “Shazam: Fury of the Gods”, ku do ta luajë rolin e personazhit të ligë Hespera, e cila në përshkrimin zyrtarë të filmit prezantohet si vajza e Atlasit.

Hespera nuk ka rol të qartë në librat komik “DC Comics” mbi të cilët bazohet ky projekt, por Atlas është emri i disa personazheve të frymëzuar nga titani i mitologjisë antike greke.

Edhe aktorja Rachel Zegler e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë projekt, derisa nuk dihet saktë se çfarë roli do ta luaj.

David F. Sandberg rikthehet në rolin e regjisorit të vazhdimit të dytë të këtij filmi, skenarin e së cilit e ka shkruar Henry Gayde.

Aktori Zachary Levi e portretizon rolin kryesor, Shazam, i cili në të vërtetë është një djalë tinejxher i quajtur Billy Batson e i cili në filmin me buxhet të lartë portretizohet nga Asher Angel. Billy mund të transformohet në superhero të rritur duke e shfrytëzuar fjalën magjike “Shazam”. Fjala është akronim i perëndive dhe figurave historike të botës antike: Solomon, Hercules, Atlas, Zeus, Achilles dhe Mercury.

Filmi “Shazam: Fury of the Gods” pritet të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 2 qershor të vitit 2023.