Showbiz

“Prologue” kënga e re e Ronela Hajatit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, e ka publikuar këngën e re të titulluar “Prologue”.

E shoqëruar edhe me videoklip, kënga vjen më ndryshe nga projektet e fundit të Ronelës, ku ajo shfaqej duke performuar me plot energji dhe duke vallëzuar.

“Prologue” që është kënga e parë e albumit vizual të këngëtares, “Rron”, i përfshinë edhe disa fraza në gjuhën latine si dhe flet për dhimbjet e dashurisë.

Melodinë dhe tekstin e këngës i ka bërë vet këngëtarja, ndërsa për muzikën dhe aranzhmanin është përkujdesur “Tull Production”.

Videoprojekti i ri i Ronela Hajatit tashmë është publikuar në platformën YouTube.