Showbiz

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund lidhjes katër vjeçare

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas një raporti të publikuar në “PageSix”, këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-bejsbollisti i Yankees kanë përfunduar romancën e tyre katër vjeçare.

TMZ ka bërë të ditur se ndarja ka ndodhur të premten në mëngjes.

Çifti është parë shumë i lumtur kohëve të fundit derisa gjatë muajit shkurt kishin qëndruar për disa ditë në Republikën Dominikane ku Jennifer ka xhiruar për filmin “Shotgun Wedding” me Josh Duhamel.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë se Jennifer po vazhdon të qëndrojë në Dominikën Republikane për xhirimet e filmit të saj më të ri derisa Alex është në Miami duke u bërë gati për sezonin e ri të bejsbollit.

Thuhej se kohëve të fundit çifti po planifikonte të kurorëzonte lidhjen e tyre me martesë.