Showbiz

Lista e nominimeve “BAFTA”

Foto: AP/Associated Press

Janë bërë të ditura nominimet për edicionin e 74-të të ceremonisë shpërblyese, “BAFTA”, çmime këto të cilat i ndanë Akademia e Filmit në Britani të Madhe.

Në kategorinë kryesore të mbrëmjes, atë “Filmi më i mirë”, këtë vit janë nominuar projektet: “The Father”, “The Mauritanian”, “Nomadland”, “Promising Young Woman” dhe “The Trial Of The Chicago 7”.

Për çmimin tjetër po aq të rëndësishëm, “Filmi më i mirë britanik”, këtë vit garojnë filmat: “Calm With Horses”, “The Dig”, “The Father”, “His House”, “Limbo”, “The Mauritanian”, “Mogul Mowgli”, “Promising Young Woman”, “Rocks” dhe “Saint Maud”.

Në garë për t’u shpallur aktorja përkatësisht aktori më e mirë e këtij edicioni të shpërblimeve “BAFTA”, janë yjet: Bukky Bakray, Radha Blank, Vanessa Kirby, Frances McDormand, Wunmi Mosaku, Alfre Woodard, si dhe aktorët Riz Ahmed, Anthony Hopkins, Adarsh Gourav, Mads Mikkelsen, Tahar Rahim dhe Chadëick Boseman.

Chloé Zhao e cila me filmin e saj “Nomadland”, deri më tani i rrëmbeu 2 shpërblime për regjinë më të mirë, “Globi i Artë” dhe “Critics’ Choice Movie Awards”, gjithashtu arriti të nominohet në kategorinë “Regjisori më i mirë”, ku garon krahas regjisorëve: Thomas Vinterberg, Shannon Murphy, Lee Isaac Chung dhe Jasmila Žbanić.

Ceremonia e nderjes së shpërblimeve “BAFTA”, do të mbahet më 11 prill në sallën “Royal Albert Hall” në Londër, pa prezencën e publikut si pasojë e masave parandaluese për koronavirus.

Akademia e Filmit në Britani të Madhe pas një shqyrtimi shtatë mujorë pas akuzave për mungesë diversiteti, i ka prezantuar më shumë se 120 ndryshime në procesin e të votuarit, anëtarësimit dhe promovimit.

LISTA E NOMINIMEVE:

Filmi më i mirë i vitit
The Father
The Mauritanian
Nomadland
Promising Young Woman
The Trial Of The Chicago 7

Filmi më i mirë britanik
Calm With Horses
The Dig
The Father
His House
Limbo
The Mauritanian
Mogul Mowgli
Promising Young Woman
Rocks
Saint Maud

Aktorja më e mirë
Bukky Bakray (Rocks)
Radha Blank (The 40-Year-Old Version)
Vanessa Kirby (Pieces Of A Woman)
Frances McDormand (Nomadland)
Wunmi Mosaku (His House)
Alfre Woodard (Clemency)

Aktori më i mirë
Riz Ahmed (Sound Of Metal)
Anthony Hopkins (The Father)
Adarsh Gourav (The White Tiger)
Mads Mikkelsen (Another Round)
Tahar Rahim (The Mauritanian)
Chadwick Boseman (Ma Rainey’s Black Bottom)

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Niamh Algar (Calm With Horses)
Kosar Ali (Rocks)
Maria Bakalova (Borat Subsequent Moviefilm)
Dominique Fishback (Judas And The Black Messiah)
Ashley Madekwe (County Lines)
Yuh-Jung Youn (Minari)

Aktori më i mirë në rol dytësor
Daniel Kaluuya (Judas And The Black Messiah)
Barry Keoghan (Calm With Horses)
Alan Kim (Minari)
Leslie Odom Jr. (One Night In Miami…)
Clarke Peters (Da 5 Bloods)
Paul Raci (Sound Of Metal)

Regjisori më i mirë
Thomas Vinterberg – Another Round
Shannon Murphy – Babyteeth
Lee Isaac Chung – Minari
Chloé Zhao – Nomadland
Jasmila Žbanić – Quo Vadis, Aida?
Sarah Gavron – Rocks

Filmi më i mirë i animuar
Onward
Soul
Wolfwalkers

Skenari më i mirë i adaptuar
The Dig
The Father
The Mauritanian
Nomadland
The White Tiger

Skenari më i mirë origjinal
Another Round
Mank
Promising Young Woman
Rocks
The Trial Of The Chicago 7

Kinematografia më e mirë
Judas and the Black Messiah
Mank
The Mauritanian
News Of The World
Nomadland

Ylli në ngritje
Bukky Bakray
Conrad Khan
Kingsley Ben-Adir
Morfydd Clark
Ṣọpẹ́ Dìrísù