Showbiz

Gal Gadot shtatzënë për herë të tretë

Descriptive Text

Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Bukuroshja 35-vjeçare e cila njihet për portretizimin e superheroinës Wonder Woman në filmat e njohur hollywoodian, e konfirmoi lajmin e shtatzënisë duke e postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet përkrah bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të cilët ia ledhatojnë barkun e fryrë. E fotografinë, aktorja e shoqëron me mbishkrimin: “Ja ku po shkojmë sërish”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

 

Gadot dukej sikur ishte shtatzënë të dielën mbrëma me rastin e ceremonisë “Globi i Artë”, ku ajo e prezantoi një çmim në skenë, por aktorja arriti ta kamuflojë barkun e rrumbullakosur falë fustanit të bardh e të shkurtër, të cilin kishte zgjedhur ta veshë.

Ylli i filmave “Wonder Woman” e cila përveç talentit në aktrim shquhet edhe për bukurinë e saj, u martua me bashkëshortin Yaron Varsano në vitin 2008 dhe së bashku i kanë dy vajza, Alma dhe Maya.

Fëmijët e aktores bashkë me burrin e saj, u shfaqën në fund të vazhdimit të dytë të filmit “Wonder Woman”.

Në lajme të tjera, Gal Hadot dhe regjisorja e këtij projekti, Patty Jenkins, janë zyrtarisht dakord për ta realizuar filmin “Wonder Woman 3”.

Pas suksesit të “Wonder Woman 1984” në arkat filmike dhe në platformën digjitale HBO Man, Patty Jenkins, do të rikthehet në rolin e regjisores së vazhdimit të tretë të filmit të bazuar në personazhet e librave komik “DC Comics”, dhe Gadot do ta përsëris rolin protagonist të superheroinës shumë të dashur nga publiku.

Shefi i studios filmike “Warner Bros”, Toby Emmerich, në një komunikatë për media tha që derisa fansat anembanë botës do të vazhdojnë ta mirëpresin personazhin Diana Prince, ndryshe e njohur si Wonder Woman, në ekranet e tyre, atëherë ne me kënaqësi do të mund të vazhdojmë ta shtjellojmë historinë e saj me ndihmën e aktores Gadot dhe regjisores Jenkins, të cilat do të rikthehen për realizimin e vazhdimit të tretë të filmit shumë të dashur për publikun.

Sipas studios “Warner Bros”, filmi “Wonder Woman 1984” me t’u lansuar në kinema dhe në platformën HBO Max në 25 dhjetor 2020, i arkëtoi gjithsej 16.7 milionë dollarë në arkat filmike të Amerikës, vetëm në javën e parë të lansimit, duke e shënuar kështu debutimin më të mirë prej se pandemia e koronavirusit e goditi rëndë industrinë e filmit. Nga atëherë, filmi ka arritur t'i arkëtoi gjithsej 85 milionë dollarë anembanë botës.

Konfirmimi se Patty Jenkins do ta bëjë regjinë e filmit të tretë “Wonder Woman”, vjen pasi ajo u shpreh skeptike nëse do të angazhohej sërish në këtë rol.

Regjisorja po ashtu e pranoi se mund të kalojë kohë e gjatë para se filmi i radhës të realizohet, veçanërisht marrë parasysh ndikimin që pandemia e COVID-19 e ka pasur në industrinë e filmit.