Showbiz

Pse nuk aktron më Cameron Diaz?

Aktorja e famshme Cameron Diaz nuk është paraqitur në skenë që nga viti 2014, ndërsa në panelin Goop Wellness, në të cilin moderatore ishte Gwyneth Paltrow, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes nga industria e filmit.

“Isha e detyruar të tërhiqem. Në një moment kuptova se nuk e di as kush jam dhe kujt i takoj, andaj më është dashur të pauzoj”, tha Cameron.

Gwyneth Paltrow ftoi Cameronin, por edhe koleget e saj Tory Burch, Miranda Kerr dhe Nicole Richie që të flasin për lidhjet e tyre.

“Jam martuar në moshën 41-vjeçare. Më herët isha në lidhje, por nuk është njësoj sikur të jesh e martuar. Bashkëshorti është partner në jetë dhe në gjithçka”, ka thënë Diaz, transmeton kp.

Cameron u martua me Benji Madden në vitin 2015, pas vetëm shtatë muaj qëndrimi në lidhje.

Ajo nuk ka dashur që të tregojë se kur do të kthehet para kamerave të filmit.