Showbiz

Katy Perry arrin 100 milionë ndjekës në Twitter

Ylli i muzikës pop amerikane, Katy Perry ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në Twitter.

Këngëtarja 32-vjeçare u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medies sociale Twitter me hashtagun (#LoveKaty), transmeton kp.

“Faleminderit, @ Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja kaliforniane.

Perry,e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8, 500 herë në llogarinë e saj në Twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me 96,7 milionë ndjekës.