Showbiz

Arbenita dhe Fero i japin fund beqarisë

Ata janë ndër çiftet më të përfolura në estradë, Arbenita dhe Fero pas shumë diskutimeve rreth lidhjes së tyre disa vjeçare, ata kanë shuar thashethemet me veprimin e fundit.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë bërë të ditur që tashmë ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

“Të martuar” ka qenë përshkrimi i tyre në fotografinë ku Arbenita dhe Fero shihen përkrah njëri-tjetrit, duke njoftuar ndjekësit e shumtë të dyshes, që ata i kanë dhënë fund beqarisë.

Edhe reagimet e adhuruesve kanë qenë pozitive, duke marrë me mijëra urime në postimin e Feros.