Simon Cowell me iniciativë bamirësie për viktimat në Londër

Simon Cowell me iniciativë bamirësie për viktimat në Londër

16 qershor 2017 22:16

Simon Cowell ka thënë se ai ka ndërmend të bëjë i vetëm një iniciativë bamirësie për t’i ndihmuar viktimat që i shpëtuan zjarrit në Kullën Grenfell në Londër.

Cowell jeton në të njëjtën komunë në Londër ku edhe ndodhi kjo tragjedi, ku mbetën të vdekur 30 persona, ndërsa të lënduar rreth 70, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

“Shpreson që shpejt do të konfirmoj një shumë parash që kam filluar të mbledh për njerëzit që u prekën nga kjo tragjedi”, ka thënë Cowell.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme