Showbiz

Megan Thee Stallion feston ditëlindjen me lansimin e këngës së re

Foto: AP/Associated Press

Rep artistja më e dëgjuar e momentit, Megan Thee Stallion, e ka lansuar një këngë të re për ta shënuar ditëlindjen e saj të 26-të.

Me titull “Southside Forever Freestyle”, kënga vjen e realizuar nga producentët, Juicy J dhe Lil Ju, dhe e sjell reperen Megan Thee Stallion duke bërë ‘freestyle’, teksa e emëron veten si më të fuqishmen nga Houstoni, dhe përfundon duke iu dhënë mesazh gjithë atyre që nuk e duan dhe e urrejnë.

Ndryshe nga videoklipet e saj të kaluara, në këtë projekt Megan vjen më e thjeshtë e veshur me xhinse dhe bikini, teksa e nderon vendlindjen e saj duke e mbajtur në kokë një kapelë të ekipit të bejsbollit “Houston Rockets”.

Muajin e kaluar, rep artistja e famshme amerikane e lansoi një version të ri të videoklipit të këngës shumë të suksesshme, “Body”, të realizuar nga regjisori i hitit “WAP”, Colin Tilley.

Kënga është pjesë e albumit të saj debutues me titull “Good News”, i cili u publikua në nëntor të vitit të kaluar.

Megan Thee Stallion së fundmi u shfaq në videoklipin e këngës remix të Ariana Grandes, “34+35”, ku përfshihet edhe Doja Cat. Kjo treshe e suksesshme e skenës muzikore, për disa javë e promovoi lansimin e këtij projekti në rrjet sociale, duke ndarë video të shkurtra nga prapaskenat ku duket se janë argëtuar jashtë mase.

Bashkëpunimi në fjalë u mirëprit nga fansat e tyre, dhe kënga Brenda katër ditëve të publikimit ka arritur t’i marr më shumë se 20 milionë klikime.